Alfred Peza: Rama është lideri i tretë më i ndjekur në botë

Në fjalën e tij para Asamblesë së PS-ë, sekretari dixhital, Alfred Peza ngriti në “qiell” shefin e tij Edi Rama.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama, është një nga liderët më të ndjekur në rrjetet sociale. Pas Merkel dhe Medvedev, i treti vjen Rama, tha ish-deputeti socialist.

Peza tha se fjalimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet qendrore në vitin 2017, ka arritur 10 mijë share në rrjetet sociale.

“Dihet tashmë që kryeministri ynë është i treti nga liderët globalë më i ndjekuri pas kancelares Merkel dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev.

Ka mbi një milion e 136 mijë ndjekës në facebook që do të thotë se mbi 80 përqind e shqiptarëve e ndjekin dhe kjo është meritë e tij”, tha Peza.

Kujtojmë që pak kohë më parë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali e quajti Edi Ramën një Skënderbe të kohëve moderne.