Vettingu në politikë, Braçe: Basha kërkon të shmangë drejtësinë e re

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti Erjon Braçe deklaroi në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se Basha me propozimin për vettingun në politikë kërkon të shmangë drejtësinë e re nën mbikëqyrje të fortë ndërkombëtare.

“Kush do e bëjë? Si mund të bëjë vetting një bandit deputet që shkon në protestë me pistoletë në brez?! Ore si ka mundësi, e hani hipokrizinë për ëmbëlsirë. si mund të kërkojë vetting, një njeri që ka vrarë katër njerëz në bulevard. Pse u dashka vetting për këtë, ka qenë ministër i Brendshëm dhe në përgjegjësinë e tij janë vrarë katër qytetarë të pafajshëm.  Ai është një banalitet politik. Iu kujtoj që Basha, ka një akuzë të ngritur pa gjykuar ende, pse duhet të rrijë akoma në politikë? Pse duhet vetting që ky duhet të ikë nga politika. Në cilin vend të Europës, një ish ministër një kandidat për kryeministër pasi ka vrarë katër veta vijon që të rrijë në politikë? Ky njeri, ka vrarë njerëz dhe u dashka vetting që të dalë nga politika. Ky njeri ka një akuzë të ngritur dhe nuk është gjykuar ende, harrojeni. Propozimi i Bashës nuk ka lidhje me pastrimin e politikës nga të korruptuarit, pasi është numri i një i kësaj kategoria që duhet të dalë nga politika. Kjo ka lidhje me betejën e Berishës, Vasilit etj, ndaj vettingut real, drejtësisë së re. Me këtë vetting Basha kërkon të shmangë drejtësinë e re nën mbikëqyrje të fortë ndërkombëtare. Vettingun e politikanëve duhet ta bëjë drejtësia e re që po krijohet. Propozimi i Bashës e përjashton drejtësinë nga ky proces, ç’më duhet mua dënimi moral. Zoti Basha ka konsumuar vepra penale dhe vettingun duhet ta bëjnë organet e drejtësisë. Organet po krijohen. Pyesni Bashën pse e lufton ngritjen e institucioneve. A duhet vetting nga drejtësia për politikanët? Po patjetër, që duhet, por amnisti për hallet e Bashës me drejtësinë….”– u shpreh Braçe.