Vasili: Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga krimi

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të opozitës parlamentare, deklaroi nga Elbasani se Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga krimi.

“Krimi është shqetësim në derën e çdo familjeje shqiptare, por edhe në çdo kancelari europiane. Jo më larg se sot raportuesi për në Bundenstag renditi si kryeçështje pikërisht krimin. Lidhur me këtë problematikë sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues, shkaktari kryesor i cili dështoi në hapjen e negociatave që ishte një vendim shumë i veçantë dhe i rëndësishëm politik. Në vend që ta kthente momentin në një hap para e ktheu në një regres shumë të madh mbrapa dhe e ktheu në një ngjarje të hidhur për shqiptarët. Dhe sot opzoita njëherazi ka propozuar edhe alternativën dhe qëndrimin e saj të papajtueshëm lidhur me këtë çështje. Ndaj për këtë problematikë është fare e qartë për të gjithë se nuk do të ketë asnjë hap mbrapa dhe gjithçka që ne na ka thënë populli i Shkodrës, populli i Elbasanit që vuajnë nën thundrën e krimit dhe bandave do ta përcjellim në sallën e parlamentit duke filluar që dhe në çdo seancë ku do të ketë”- theksoi Petrit Vasili.