Ti rrahim apo jo fëmijët? Aulona: Po, ia kam dhënë një shpullë vajzës time

Dhuna mbi fëmijët, veçanërisht kur ata janë në moshë të mitur, është kritikuar përherë me të madhe nga organizata të ndryshme, e madje, është edhe e dënueshme me ligj.

Por prindërimi nuk është i thjeshtë dhe çdo fëmijë ka karakteristikat e tij të veçanta, që e bëjnë të qetë dhe të durueshëm nga prindi, ose nervoz dhe që shpesh herë të çojnë në limit.

E ftuar tek Rudina për të folur në lidhje me marrëdhënien me të bijë, Aulona Musta ka pranuar se edhe i ka dhënë ndonjëherë ndonjë shpullë të bijës, duke mos kaluar kështu në dhunim ekstrem, por diçka edukuese.

Krejt të kundërtën ka thënë Rudina, e cila gjithashtu është nënë e një vajze të vogël. Ajo është shprehur se ka rezistuar dhe nuk e ka qëlluar qoftë edhe n jë herë të vetme Mian e saj.

Ndër të tjera Rudina thotë:

Nuk e kam bërë dot kurrë dhe nuk mendoj që do e bëj. S’e pranoj dot. Më duket sikur e fyej. Edhe kur i ngre ndonjëherë zërin, e shoh në sytë e saj që po e fyej”.
Por e një mendimi tjetër është Aulona, e cila shprehet:

Unë jam me mendimin që fëmija edhe duhet të dënohet, edhe të shpërblehet”.
Debati në min 14:00.