Teatri Kombëtar hap sezonin te “ArTurbina” me “Tag” nga Bashkim Hoxha

Teatri Kombëtar po bëhet gati të rinisë sezonin artistik, por kësaj here në ambientet e reja të Qendrës “ArTurbina”. Edhe pse ende në ambientet e godinës së vjetër të TK-së vazhdon puna, madje mendohet se do të vazhdojë edhe pas zhvendosjes së administratës, kalendari i ri artistik do të zhvendoset te skena e re.

Pavarësisht protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilat ende vazhdojnë në oborrin e TKsë, jo detyrimisht thjesht e vetëm për çështje të teatrit, por edhe problematika më madhore, si kufijtë e Kosovës, reforma arsimore, koncesionet, etj., administrata e TK-së, vazhdon punën e patrembur fare.

Është komedia “Tag” e dramaturgut Bashkim Hoxha, me regji të Andia Xhungës, e cila do të jetë premiera e parë për këtë sezon. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por tashmë konturet e veprës kanë filluar të shfaqen. Autorët kanë publikuar emrat e aktorëve që do të interpretojnë, ndërsa pritet të saktësohet data e shfaqjes së parë.

VEPRA

Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale. Në mënyrë ironike, Hoxha i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”.

Gjithçka mund të presë, edhe mbjellja dhe korrja e arave, edhe lopa e lidhur në haur, por jo komunikimi me miqtë virtualë. Mund të derdhet qumështi në sobë, por nuk mund të harrohet një “tag” shokut apo shoqes, një “share” të një fotografie dalë mes jonxhës, apo këngës më të fundit tallava… U bë kohë pa ndërruar fotografinë e profilit dhe “coverin”… I vendosur në kontekstin e fshatit, ky diskurs teknologjik krijon një “rrjet” ngatërresash dhe situata qesharake mes personazheve që komunikojnë virtualisht, edhe pse jetojnë fare pranë njëritjetrit.

Për të sjellë këtë vepër aktuale, regjisorja Andia Xhunga ka zgjedhur aktorë të TK-së, por dhe jashtë tij: Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Malka, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka. Skenografia i është besuar skenografit Genc Shkodranit, ndërsa atmosferën e fshatit në kostume na e sjell ALMA MILE Teatri Kombëtar po bëhet gati të rinisë sezonin artistik, por kësaj here në ambientet e reja të Qendrës “ArTurbina”. e talentuara Berina Kokona. “Tag” është një nga veprat e lexuara në “netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e Kombëtarit dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij.

Komedia: Tag
Autor: Bashkim Hoxha
Regjia: Andia Xhunga
Skenografia: Genc Shkodrani
Kostumografia: Berina Kokona
Muzika: Agim Krajka, Sajmir Çili
Efektet audio-vizuale: Eliodor Markja
Interpretojnë: Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Malka, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka

40468533_2283806464981126_8711051299652632576_n

Aleanca për Mbrojtjen e TK: Të shkarkohet drejtori i TK, ministrja dhe… ndryshoni kodin zgjedhor

Miratim të dekretit të Presidentit të Republikës, shkarkim të ministres së Kulturës dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, por edhe ndryshim të sistemit zgjedhor. Këto janë disa nga kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Rezistuesit e kauzës për mbrojtjen e godinës së TK-së, në takimin e radhës në oborrin e Teatrit, kanë dalë mbrëmjen e së martës me një deklaratë për shtyp, përmes së cilës kanë përshëndetur shtyrjen e diskutimit të ligjit special për teatrin. Aleanca ka kërkuar që “Qeveria të miratojë dekretin në fjalë të Presidentit duke tërhequr përfundimisht nga kalendari ‘ligjin special’. Ajo duhet të deklarohet publikisht pro restaurimit të dy teatrove kombëtare, me një proces të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe me financim publik”, duke ofruar edhe asistencën e vet për mënyrën e restaurimit dhe financimit. Pika e dytë e deklaratës është “Lirimi nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe ministres së Kulturës, tashmë të kallëzuar penalisht nga AMT, për neglizhencë me pasoja të rënda në mosmirëmbajtjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, duke qenë se nuk kanë dhënë dorëheqjen deri tani”. Aleanca ka kërkuar rritjen e buxhetit për Ministrinë e Kulturës, minimalisht sa ai i Maqedonisë; marrjen në shqyrtim të nismave ligjore të propozuara nga Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, si edhe Rrjeti “Skena e Pavarur Kulturore”, për reformimin e plotë të sistemit teatror dhe sektorit jopublik të artit në Shqipëri; rihapjen e dy teatrove kombëtare për sezonin e ri. Po Aleanca, e cila përgjatë gjithë muajve të verës ka marrë në shqyrtim jo vetëm çështjen e TK-së, por edhe shumë halle të tjera që shqetësojnë këtë vend, në deklaratën e dy ditëve më parë kanë kërkuar ndër të tjera edhe një sistem të ri zgjedhor. “Është e qartë tashmë se një Parlament i zgjedhur nga lista të paracaktuara nuk ka asnjë mundësi reale për të mbrojtur qytetarët dhe për të limituar abuzimet e mundshme të qeverive”, shprehet Aleanca, duke premtuar se do të vazhdojë deri në fund kauzën e nisur.

PANORAMA