Starton sot Liga e Kombeve, ja shuma që mund të përfitojë Shqipëria

Sonte në mbrëmje do të startojë kompeticion më i ri i UEFA-s, Liga e Kombeve, i cili do të jetë një shans më shumë për të siguruar një biletë për në Europian, si dhe për të përfituar një shifër të kënaqshme financiare.  Në total janë rreth 76 milionë euro që do t’u shpërndahen 55 kombëtareve pjesëmarrëse. Pagesa e solidaritetit për çdo skuadër përcaktohet nga divizioni ku merr pjesë dhe Shqipëria e nis me 750 mijë euro të garantuara:

Liga A: €1.5m

Liga B: €1m

Liga C: €750,000

Liga D: €500,000

Më pas, fituesit e çdo grupi përfitojnë sërish:

Fituesit e Ligës A: €1.5m

Fituesit e Ligës B: €1m

Fituesit e Ligës C: €750,000

Fituesit e Ligës D: €500,000

Katër fituesit e Ligës A do të luajnë për trofeun e UEFA Nations League në qershor 2019 dhe do të përfitojnë sërish:

Fituesi: €4.5m

Finalisti humbës: €3.5m

Vendi 3: €2.5m

Vendi 4: €1.5m

Kjo do të thotë që një skuadër nga Liga A mund të arkëtojë deri në 7.5 milionë euro; 2 milionë euro për Ligën B; 1.5 milionë për Ligën C dhe 1 milionë për Ligën D.

Në këtë mënyrë Shqipëria mund të arkëtojë 1.5 milionë euro nëse fiton Ligën C, ose 750 mijë euro nga fondi i solidaritetit, nëse nuk ja del të triumfojë.