Spanja shumë e fortë për Shpresat, na mundin me tre gola

ESPAÑA-ALBANIA, PARTIDO DE SELECCIONES SUB 21 EN CORDOBA. GOL DE OYARZABAL

Kombëtarja U-21 ka humbur në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit të kësaj moshe përballë vendasve të Spanjës me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në El Arcangel-Cordoba.

Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 5-të me anë të Mikel Oyarzabal, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë dhe në fraksionin e dytë, ekipi spanjoll shënoi në minutën e 56-të dhe 90+2 me anë të Mayoral dhe Mir.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bushi nuk mundi të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të grupit të dytë eliminator.