Sanchez konfirmon ndarjen nga bashkëshortja me një foto, ja çfarë shkruan … (FOTO LAJM)

Alexis Sanchez, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Mayte Rodriguez, me një postim në “Instagram”. Përmes një mesazhi emocional dhe fotot e tyre së bashku, ai sqaroi se ka qenë një vendim i përbashkët.

“Të uroj më të mirën e botës, ishte bukur të të takoja ty, kam ndarë me ty momente të bukura, por vendosëm që secili të ndjekë rrugën e vet, në kërkim të ëndrrave tona. Zakonisht nuk bëj postime të tilla, por kërkoj respekt nga të gjithë ata që flasin pa e ditur që të bëjnë dëm, sepse pas çdo gjëje ka një familje dhe fëmijë… respekt”,  ka shkruar sulmuesi i Manchester United.

Që në muajin maj, çifti duket se i kishte dhënë fund romancës me aktoren kiliane.