Rekord droge në Portugali, kapen 840 kg kokainë në anijen me flamur francez

(180116) -- COLOMBO, Jan. 16, 2018 (Xinhua) -- Policemen check the cocaine hydrochloride to be destroyed in the outskirts of Colombo, Sri Lanka, Jan. 15, 2018. Sri Lankan authorities on Monday publicly destroyed 928 kg of cocaine hydrochloride in the outskirts of the capital. (Xinhua/Ajith Perera) (zxj)

Një sasie e madhe kokaine është kapur të mërkurën në Azore nga Policia Portugeze me ndihmën e Forcave Ajrore që gjurmuan në distancë katamaranin që transportonte drogën.

Anija me drogë u dërgua në marinën e qytetit Horta, në ishullin Faial ku u kontrollua dhe dhe u gjetën

840 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 36 milionë euro, të fshehura në pesë ndarje të anijes që kishte lënë Karaibet dhe po shkonte për në Evropë.

Katamarani ishte nën një flamur francez, por policia portugeze nuk e ka bërë të njohur kombësinë e dy burrave dhe dy grave në bordin e anijes që kanë përfunduar në pranga. Megjithatë nga mediat vendase thuhet se të katërt janë evropianë.

“Ky është konfiskim i rëndësishëm jashtë arkipelagut Azores u krye me bashkëpunimin e Forcave Ajrore të Portugalisë, Marinës dhe Analizës Detare dhe Operacioneve Qendra për Narkotikë-një agjenci ndërkombëtare e bazuar në Lisbonë që koordinon luftën kundër trafikimit të drogës në shtatë vende evropiane “.

Operacioni për të kapur  katamaranin me drogë kërkonte një varkë të shpejtë bregdetare të mbushur me policinë detare dhe të mirë armatosur, thanë zyrtarët e policisë.

Para se të bllokohej, anija po gjurmohej nga një avion ajror i cili qëndronte larg syve, duke përdorur elektronikën.

Të paraburgosurit janë midis moshave 21 dhe 36 dhe nuk bënë rezistencë gjatë arrestimit.

Policia thotë se katamarani kishte lundruar nga Karaibet, por kokaina mendohet se ka ardhur nga Kolumbia, Bolivia apo Peruja, duke vënë në dukje se trafikantët e drogës përdorin Karaibet si një pikë ndalese përpara se të dërgojnë anijet në tregjet amerikane dhe evropiane.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, katër kontrabandistët e drogës do të mbahen në burg deri në gjykim, për shkak të madhësisë së ngarkesës dhe rrezikut se mund të arratisen.