Rama sot në Elbasan për të shpërndarë libra falas, PD planifikon protestë

Kryemininistri i vendit, Edi Rama do shpërndajë libra falas në shkollën “Dhaskal Todri” në Elbasan. E ndërkohë mësohet se PD ka njoftuar se do ta presë me protestë kryeministrin gjatë këtij aktiviteti.

Përveç aktivitetit të opozitës sot në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka parashikuar në këtë qytet një vizitë në orën 17:00 ku do të shpërndajë libra falas në shkollën “Dhaskal Todri” në Elbasan.

PD ka njoftuar se do ta presë me protestë kryeministrin, duke angazhuar degën lokale për organizimin e tubimit përpara shkollës ku do të mbajë aktivitetin kryeministri. Ndërsa paraditen e sotme opozita zhvilloi mbledhjen e radhës jashtë Tiranës, pas takimit të Shkodrës, me fokusin situatën kriminale në vend ditët e fundit. PD dhe LSI bojkotuan sërish punimet e seancës së Kuvendit.

Në takimin e opozitës në Elbasan, mungoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh se vendi është i terrorizuar nga kontrolli i bandave.