Petrit Vasili: Krimi i mbështetur nga qeveria bllokoi negociatat për anëtarësim në BE

Prononcimi i  Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy grupeve parlamentare PD dhe LSI

Petrit Vasili: Krimi i mbështetur nga qeveria bllokoi negociatat për anëtaresim në BE

Përshëndetje të gjithëve. Opozita e bashkuar konkludoi para pak çastesh për një qëndrim të papajtueshëm dhe unik të të gjithë opozitës dhe që lidhet vetëm me një fokus. Dhe ky fokus është vetëm krimi si kryeçështje, si kryeproblem, dhe kryeshqetësim. Është një shqetësim në derën çdo familjeje shqiptare, por është edhe në çdo kancelari europiane. Jo më larg se sot raportuesi për në Bundestag Thorsten Frei renditi si krye çështje pikërisht krimin. Lidhur me këtë problematikë sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues zhgërryes, shkaktari kryesor i cili dështoi hapjen e negociatave në një moment shumë të veçantë dhe të rëndësishëm politik duke e kthyer në një regres shumë të madh mbrapa dhe në një ngjarje të hidhur për shqiptarët. Dhe sot opozita njëherazi  ka përpunuar edhe alternativën, edhe qëndrimin e saj unik të papajtueshëm lidhur me këtë çështje. Ndaj për këtë problematikë është fare e qartë për të gjithë që nuk do të ketë asnjë hap mbrapa. Gjithçka që ne na ka thënë populli i Shkodrës, na ka thënë populli i Elbasanit që vuajnë nën thundrën e krimit dhe të bandave do ta përcjellim në sallën e parlamentit duke filluar që nga komisioni Tahiri që ri aktivizohet dhe rifillon punën e tij dhe në çdo seancë ku do ketë një përballje pa kompromis me këtë çështje. Katër momentet kryesore, dekriminalizimi dhe vettingu i politikanëve, dekriminalizimi dhe pastrimi i drejtësisë shqiptare, i zgjedhjeve shqiptare dhe i ekonomisë shqiptare, pra çlirimi dhe pastrimi i të gjitha niveleve të ekonomisë nga krimi janë momentet pa kthim pas. Dhe kompromisi duhet të jetë zero me këto fenomene pasi frymëzuesit dhe ata që mbajnë nw  këmbë dhe që gjallojnë mbi të, duke mbajtur një pushtet të kriminalizuar është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

  1. Vasili do të thotë rikthim në Parlament dhe ndryshime ligjore të paktën për dekriminalizimin?

Desha  t’iu korrigjoj në mënyrë sistematike pavarësisht nga këmbëngulja juaj e pavend. Ishim në Shkodër, jemi dhe në Elbasan pikërisht për të marrë atë që qytetarët i shqetëson në mënyrë të tmerrshme për ta sjellë në sallën e Parlamentit. Ky është objektivi themelor.

Pra do të jeni në parlament ditën e ardhshme?

Në parlament ju e dini që ne kemi qenë vazhdimisht të pranishëm dhe në momente të caktuara kur parlamenti kalbëzohet dhe qëndron larg popullit, ne vijmë këtu  marrim atë që qytetarët na thonë për tua përplasur në fytyrë demagogjisë, kalbëzimit të pushtetit. Kjo veprimtari vazhdon, ju e dini që jo më larg se dje kolegët e opozitës kanë paditur ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë për bllokimin e veprimtarisë parlamentare së komisionit Tahiri dhe për bllokimin e mosfunksionimit të parlamentit që është faji i vetëm dhe kryesor i mazhorancës së Partisë Socialiste përfshirë këtu dhe Kryetarin e Kuvendit.