PD-LSI: Duhet Vetting edhe për deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë të Shtetit

Vettingu jo vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas njoftimit zyrtar, PD beson se duhet zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë pasi:

• dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën
• lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
• ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
• pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
•garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

“Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive, drejtuesve të institucioneve kushtetuese, drejtuesve në rang drejtori e sipër, atëhere kjo është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.
Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.

Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin. “, thuhet në njoftimin e PD-së.

Këtë deklaratë dhe vendim e ka mbështetur Petrit Vasili, kreu i deputetëve të LSI.

Nëse PS e miraton këtë nisëm ligjore të PD-LSI, ka mundësi që do të largohen nga politika shumë politikanë e zyrtarë të lartë shqiptarë dhe nuk është çudi se nga 140 deputetë që ka sot parlamenti, të mbetet vetëm me 30 veta!

Të shikojmë a kanë kurajo ta bëjnë një Vetting të tillë.