PD komenton shifrat e Ramës për Shkodrën: Patëm vrasje, por ne i zbardhëm

Partia Demokraitke, i është përgjigjur keyeminsitrit Edi Rama, për shifrat e vrasjeve në Shkodër të publikuara nga ky i fundit.

Në një postim në Facebook, PD shkruan se  e vërteta është se, në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve. Ndërsa në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit është zero.

Postimi i plotë

Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!

Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.

E vërteta është se:

Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve.
Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.

Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim!

Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot.

41026216_10156581463239909_7233987084208308224_n