Opozita mblidhet në Elbasan, mazhoranca në Kuvend

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare. Në sallën e parlamentit do të jenë vetëm deputetët e mazhorancës pasi opozita lajmëroi një ditë më parë se do të zhvendoset në Elbasan për takimin e rradhës.

Pas Shkodres ku opozita u mblodh disa ditë më parë kësaj here është një qytet tjeter I përfolur se kontrollohet totalisht nga krimi i organizuar i lidhur me politiken ku opozita do të parashtrojë projektet e veta per betejen politike të vjeshtës.

Ndërkohë në rendin e ditës së seancës së parë për këtë sesion të ri parlamentar është parashikuar votimi i ndryshimeve në buxhetin e vitit 2018.

Pjesë e rendit të ditës  janë edhe dy projektligje të rëndësishme të mbartuara nga sesioni i kaluar, siç është ligji për Magjistraturën dhe ndryshimet në kodin rrugor, të cilat kërkojnë 3/5 e votave dhe me shumë gjasa do të mbeten pezull sërish.