Kur qeni të merr borxh dhëmbët

Një burrë nga Nju Jorku ka patur një zgjim të pazakontë për mëngjes. Sapo hapi sytë, pa qenin që mbante në gojë protezat e tij.

Fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale e ka publikuar Eunice, vajza e burrit që mbeti pa dhëmbë pasi ishin në gojën e qenit.

“Para disa muajsh, qeni im Maggie vodhi protezat e babait tim ndërkohë që flinte (i kishte hequr pasi ndjente dhimbje) dhe më pas u zgjua me këtë pamje”, shkruajti ajo në Twitter.

Babai i Eunice filloi ti kërkonte nëpër shtëpi dhe sapo pa Maggie, e fotografoi pasi imazhi dukej shumë qesharak.