Kosovarët na japin leksion, për pak orë i mbarojnë të gjitha biletat

Kosova do të luajë ditën e nesërme, ndeshjen e parë në Baku, ndaj Azerbajxhanit. Ndërkohë, ditën e hënë, do të luajë në shtëpi, për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të presë Ishujt Faroe.

Për këtë ndeshje sot kanë dalë biletat në shitje, ndërsa për pak orë janë shitur pothuajse të gjitha, pasi ka pasur radhë të gjata në të gjitha pikat e shitjeve. Nga FFK bëjnë me dije se janë shitur deri më tani mbi 11 mijë bileta, ndërsa në shumë qendra nuk ka më.

Në Prishtinë nuk mund të pajisesh me një biletë të kësaj ndeshjeje, pasi nuk ka më. Gjithsej në shitje do të jenë mbi 12500 bileta.