Jennifer Aniston e Brad Pitt bashkë? Komuna italiane në Komo, deklaratë

Asnjë rikthim përrallor! Historia e dashurisë mes Jennifer Aniston dhe ish bashkëshortit Brad Pitt është definitivisht diçka e shkuar tanimë.

Edhe pse romantikët e pandreqshëm na bënë të shpresonim deri në minutën e fundit, dyshja nuk ka qenë kurrë në liqenin e Komos, si të ftuar të George Clooney, shkruan tgcom.it

Ishte vetëm një lajm i rremë, siç bën të ditur Komuna në një komunikatë dhe turma e fotografëve të vendosur para vilës për të kapur ndonjë foto të çiftit së bashku mbetën ‘me gisht në gojë’.

E gjithë bota bënë ‘tifozllëk’ për ta, që të dy single tanimë, pas ndarjeve respektive (ai nga Angelina Jolie, ajo nga Justin Theroux). Por kësaj radhe nuk është ‘fundi i lumtur’.

‘Bombën’ e lëshoi një sait australian, i titulluar ‘New Idea’, një lajm që detyroi komunën të ndërhynte me anë të një komunikate për të informuar mediat se “As Brad Pitt, e as Jennifer Aniston nuk kanë qenë dhe as nuk janë në vilën e aktorit George Clooney në Laglio.

Bëjmë të ditur se lajmi, fals, është lëshuar nga një shoqëri e cila njihet tashmë për lajmet e saj të rreme.

Na vjen keq për këtë trazirë të shkaktuar në nivel botëror dhe u kërkojmë paparacëve të cilët kanë ditë që janë vendosur jashtë vilës së Clooney, të lënë të lirë kalimin e makinave dhe atë këmbësor, sepse po verifikohen disa probleme në qarkullim”.

Ishte viti 2005: Një nga çiftet më të dashura për Hollivudin u nda, duke provokuar një ‘ciklon’ mediatik me dimensionet e një ‘cunami’.

Jennifer dhe Brad ndaheshin pas 5 vitesh martesë dhe dy vitesh fejesë. Motivi? Kishte hyrë një e tretë: Angelina Jolie.

Brad ishte dashuruar me të në 2004-n në xhirimin e filmit “Mr. & Mrs. Smith”. Dhjetë vjet më vonë, në 2014, martesa dhe gjashtë fëmijët, disa biologjikë dhe disa të adoptuar.

Në gusht të 2015 Jennifer dhe kolegu Justin Theroux shkojnë në altar. Në shtator të 2016-s, lajmi bombë: Pitt dhe Jolie ndaheshin si pasojë e ‘mospërputhjeve’.

Më pas është radha e ndarjes së Aniston nga bashkëshorti. Dhe fansat nuk u ambjentuan dot me idenë por nisën të pëshpërisin….por në botën reale, jeta nuk është një film.

Mbeten vetëm ëndrrat.