Interesimi i Juves për Hysajn, në Itali bëjnë gati rinovimin me mbrojtësin shkodran

Juventus transferoi Joao Cancelon gjatë kësaj vere. Blerja e dytë më e shtrenjtë e kësaj vere pas Cristiano Ronaldos do të mbulojë dhe problemet në krahun e djathtë të mbrojtjes së kampionëve të Italisë. Për këtë pozicion disa herë në skenë ka dalë dhe emri i Elseid Hysajt i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit te Napoli nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Mbrojtësi shqiptar me bardhezinjtë ka pasur vetëm informime për një mundësi të mundshme transferimi, asnjë ofertë zyrtare. Tashmë Napoli po përgatitet për ta blinduar Elseidin me një kontratë të re, teksa diçka të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit. Dëshira e Hysajt është që të rinovojë pa asnjë klauzolë, në mënyrë që ta ketë më të thjeshtë që të largohet në rast të një ofertë të mirë. Mendohet se në kontratën e re që do të zgjatet deri në vitin 2023 do të ketë edhe rritje të pagës, e cila për momentin arrin në 1.5 milionë euro në sezon. /Koha Jonë/