Harrojini makinat me qira, trendi më i fundit do t’ju befasojë të gjithëve

Të gjithë mendonin se ishte shumë e vështirë për të mbajtur kopshtin e pastër, pa pasur ndikime në tokë, apo atmosferë.

Por duket se disa kompani private, i kanë dhënë fund këtij problemi.

Tashmë nuk është e nevojshme të digjni barin e keq, duke shkaktuar emetime të karbonit në atmosferë, por mund të zgjidhni gjithçka më kollaj, duke marrë dhi me qira.

Dhitë me qira po përdoren gjithmonë e më shumë nga pronarët e shtëpive apo fermerët, të cilët duan të pastrojnë kopshtin e tyre, pa përdorur pesticide, shkruan Forbes.

Kompanitë të cilat kryejnë këtë veprimtari mund të gjenden në Amazon, dhe pas marrëveshjes ata sjellin deri në 100 dhi, dhe i largojnë deri kur puna të jetë e mbaruar.

Në këtë mënyrë, ato zëvendësojnë makinat korrëse, pesticidet apo edhe zjarret të cilat mund të përhapen.

Sipas disa kërkimeve shkencore të “Institutit Nobel”, 38 dhi mund të “korrin” rreth 4645 metra bar brenda një dite.

Ato jo vetëm hanë barërat e këqija, por edhe eleminojnë potencialin e tyre për të mbirë përsëri.

Ky është biznesi më trendi në SHBA dhe po përhapet me shpejtësi edhe në vendet e tjera.