Emocionuese, djali takohet me nënën që u zgjua nga koma

Një djalë është ribashkuar me nënën e tij që u zgjua nga koma.

Rachel Elliott bëri aksident me makinë në Bundoran, Irlandë, më 19 gusht. AJo u përplas me një mur dhe shtyllë dritash.

Shoferi i automjetit humbi kontrollin dhe dy 20-vjeçarë, Shiva Devine dhe Conall McAleer, humbën jetën. Ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Pas një operacioni në spitalin Beaumont në Dublin, 25-vjeçarja ra në koma. Më në fund ajo u zgjua dhe pamjet e publikuara në spital tregojnë momentin kur Rachel takohet me djalin Ronnie pasi u doli nga koma.

Sipas mjekëve Rachel ka dëmtime në tru, shpinë dhe legen.