Ekzekutohet me armë zjarri një person në Mamurras

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Mamurras, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktima është Indrit Pepa rreth 27 vjeç, i cili është vrarë në lagjen “Zef Hoti”.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit.

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë në pak orë në Mamurras, pas asaj të mbrëmjes së të mërkurës.

Rreth orës 20:34 të mbrëmjes së djeshme, një 14 vjeçar u plagos rëndë me thikë pas një sherri me 15-vjeçarin A.Xh.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, Adriel Sala ndërroi jetë në spital, ndërsa i dyshuari u shoqërua në polici.