E bujshme/ Neymar shpërthen në lot për t’u rikthyer te Barça, por katalanasit nuk e duan

Një prapaskenë e bujdshme është zbuluar sot nga gazeta katalanase “Mundo Deportivo” për të ardhmen e brazilianit Neymar Junior. Sulmuesi, i cili u transferua sezonin e kaluar te Paris Saint Germain për shifrën rekord të 222 milionë eurove, është penduar që tani, madje gjatë kësaj vere ka kërkuar q të rikthehet sërish në Katalonjë.

Neymar, sipas asaj që thonë në Spanjë, po paguan çmimin e ambicies së tij, por mbi të gjitha zgjedhjen që bëri duke dëgjuar babanë, i cili këmbënguli për një largim të të birit nga katalanasit, edhe pse gjendej shumë mirë. Zërat kanë arritur deri aty, sa thonë se Neymar ka shpërthyer në lot për gjendjen e tij aktuale, duke kontaktuar një drejtues të Barcelonës me kërkesën për t’u kthyer në shtëpi.

Barcelona ndërkohë nuk ka hapur portat për një rikthim të mundshëm. Ata janë shumë të zhgënjyer me Neymar, për mënyrën se si iku duke aktivizuar klauzolën, por dhe këmbëngulja e brazilianit, që ishte gati të çonte ish-ekipin e tij në gjykatë, vetëm për t’u larguar drejt Parisit.

Mundësitë për një rikthim në Katalunjë për 26-vjeçarin, aktualisht janë shumë të vogla. Në rast se ai do të kthehet në Spanjë, fanella me të cilën mund ta shohim do të jetë ajo e Realit të Madridit.