Braimllari: Rama, vegël në duart e krimit. Kryeministër frikacak që ka destabilizuar vendin

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari komenton reagimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale lidhur me aksionin e policisë në Shkodër, ku pasditen e djeshme janë vënë në pranga 4 pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet, duke e cilësuar këtë si përgjigje me vepra nga ana e Policisë.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Braimllari thekson se kjo është një tentativë e Ramës për të pastruar imazhin e tij me statistika të fabrikuara.

Sipas deputetit të LSI-së, e vetmja zgjidhje për vendin dhe shqiptarët është largimi i një kryeministri të kriminalizuar, i një kryeministri të marrë peng nga bandat dhe krimi i organizuar, nga një kryeministër frikacak që ka destabilizuar vendin.

Reagimi plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Siklet të madh ka kryeministri që mundohet të pastrojë imazhin e tij me statistika të fabrikuara në zyrat e krimit.

E vetmja zgjidhje për vendin dhe shqiptarët është largimi i një kryeministri të kriminalizuar, i një kryeministri të marrë peng nga bandat dhe krimi i organizuar, nga një kryeministër frikacak që ka destabilizuar vendin. Nuk kemi nevojë për një kryeministër vegël në duart e krimit. Vendi ka nevojë për një kryeministër që ka përgjegjshmërinë për të kthyer stabilitetin dhe qëndrueshmërinë, shpresën dhe besimin për çdo shqiptar.