Basha kërkoi vetting për politikanët, Rama: Sa më parë!

Kryeministri Edi Ramë i është përgjigjur pozitivisht propozimit të Bashës, për vettingun e politikanëve.

Rama në një postim në Twitter, shkruan se është gati të diskutojë më PD-në për këtë gjë.

Postimi në Twitter

Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD😊