Vodafone ju fton në kampin e inovacionit

A je i apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit?

A keni dëshirë të njiheni me trendet e fundit të punës dhe të mësoni mbi eksplorimet e profesioneve të së ardhmes?

A do të donit të merrni përgjigje për çdo pyetje të mundshme në një komunikim të drejtpërdrejtë me ekspertë, folës motivues kombëtare e ndërkombëtare?

A je në moshën 19 – 25 vjeç?

Nëse përgjigjia jote, për të gjitha këto pyetje, është “Po” atëherë apliko tani për t’u bërë pjesë e “Vodafone Disruption Camp”, një aktivitet ky i dedikuar për të rinjtë e talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

25 të rinj do të bëhen pjesë e kësaj eksperience të ofruar falas nga Vodafone Albania me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e njohurive dhe aftësive në fushën e teknologjisë dhe profesioneve të së ardhmes.

Nga datat 28- 30 shtator në Llogara Tourist Village, Vodafone sjell sëbashku me të rinjtë ekspertë për identifikimin dhe vlerësimin e talenteve duke hapur dyert për të kthyer endrrat tuaja profesionale në realitet.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë brenda datës 14 shtator një biografi të shkurtër të tyre përmes një videoje 3 minutëshe, të dërgojnë linkun e tyre të LinkedIn dhe të ndajnë me Vodafone punën e rekomanduar nga Vodafone Future Jobs Finder.

Të gjitha këto dokumente dhe informacione duhen dërguar përmes e-mail disruptioncamp.al@vodafone.com.