U lanë jashtë listës së Low, Gotze dhe Schurrle shijojnë pushimet me të dashurat e tyre

Mario Gotze dhe Andre Schurrle vijojnë të shijojnë pushimet e verës, edhe pse sezoni tashmë ka filluar. Dy futbollistët gjermane po kalojnë disa ditë relaksi në Majorca, duke shfrytëzuar ditët e pushimet nga ndeshjet e kombëtareve, pasi Low nuk mori asnjërin prej tyre për ndeshjet me Francën dhe Perunë.

Lojtari i Dortmundit dhe Fulhamit po relaksohen në detin fantastik të Spanjës, ndërkohë që nuk mungojnë as aventurat me jet ski. Gotze shoqërohet nga bashkëshortja Ann Kathrin, ndërkohë që Schurrle nga e dashura Anna Sharapova. /Koha Jonë/