Sulmi me armë, flet Klodiana Lala: Jam e tronditur, por nuk frikësohem

Rreth 6 ditë pas sulmit me armë zjarri në banesën e prindërve të saj, gazetarja Klodiana Lala ka treguar ngjarjen e rëndë në rubrikën ‘Opinion’ në News24. Lala ka treguar si ndodhi ngjarja dhe si u sinjalizua. Ajo u shpreh se dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës dhe se nuk frikësohet, pavarësisht se është tronditur.

Si u sinjalizove sepse nuk ishe në banesë?
Atë ditë nuk isha në banesë. Në banesë ishin dy prindërit e mi, dy vajzat e mija të mitura, më e madhja është 6 vjeç, vëllai im dhe një çift bashkëshortesh që janë miqtë tanë. Në mëngjes më telefonon vëllai dhe me thotë të hap Wahtsup se më kishte sjellë një foto. U trondita. Pyetja e parë ishte për vajzat dhe për të gjithë të afërmit. Më pas telefonova drejtorinë policisë së Tiranës të cilët zbarkuan në shtëpinë time. Unë u kam bërë të ditur se nuk do publikoj lajm pa hetuar policia. Unë dhe familjarët e mi nuk kemi asnjë konflikt dhe jemi të hapur për të hetuar institucionet. Unë jam e tronditur, por si gazetare nuk jam e frikësuar. Jam përpjekur me të gjitha forcat që të kryej detyrën time mirë. Kam dyshime që ky sulm lidhjet me punën time, por unë do i jap kohën e nevojshme institucioneve. Unë i kam adresuar dyshimet e mija dhe është detyrë e institucioneve të zbardhin ngjarjen. Unë kam dalë dje live dhe sot i them opinionit publik se unë jam këtu, do jetoj këtu sepse është një vend që unë e dua.

Deri tani besoni se është një kërcënim për çështje të punës? 
Para dy vitesh mua më është adresuar një tjetër kërcënim. Më erdhi një letër anonime në News24. Unë u kërkova drejtuesve të televizionit që të mos bëhej publike kërcënimi im.

vijon…