Sulm në Kabul, 20 të vrarë dhe 70 të plagosur

Të paktën 20 persona u vranë dhe 70 u plagosën sot në dy sulme në Kabul.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në lagjen Kabul të Dast-e-Barçës, ku pjesa më e madhe e komunitetit pakicë Hazar është një objektiv i shpeshtë i anëtarëve të shtetit islamik.

Policia tha se shpërthimi i dytë ndodhi ndërsa policia dhe ambulanca ndihmuan viktimat e sulmit të parë vetëvrasës dhe një numër i madh gazetarësh ishin të pranishëm.

Ndër të vdekurit ishin një reporter dhe kameraman i televizionit më të madh afgan, Tolo Nyuz, ndërsa katër pjesëtarë të televizionit lokal u plagosën.