Shpëtoi njerëz nga zjarret masive në Mati, Tsipras jep nënshtetësi greke për shqiptarin

Një shqiptari i është dhënë nënshtetësi greke nga ana e Kryeministrit, Alexis Tsipras, si shenjë falënderimi për kontributin e tij në shpëtimin e jetëve të njerëzve disa javë më parë, në zjarret masive që përfshinë zonën e Matit.

Ka qenë vetë Tsipras ai që nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale, shpreh vlerësim për kontributin e shqiptarit, por edhe të dy egjiptianëve.

Të tre peshkatarë në zonën e Nea Makri, iu erdhën në ndihmë banorëve të prekur nga zjarri.

Tsipras deklaron se ka urdhëruar ministrin e Brendshëm që t’iu japë nënshtetësinë greke peshkatarëve, në shenjë vlerësimi për sakrificën e tyre.

“Peshkatarët e Nea Makrit, vendas dhe emigrantë, bënë një betejë heroike gjatë tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti u njeh atyre këtë sakrificë.

Ne i falënderojmë ata”, shkruan kryeministri Tsipras në profilin e tij në Twitter.