Shenjtërimi i Nënë Terezës, Ambasada Amerikane publikon foton nga vizita në Shtëpinë e Bardhë

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një foto të rrallë nga vizita e saj në Shtëpinë e Bardhë.

Foto daton në 13 qershor të vitit 1986, ku shenjtorja Nënë Tereza u prit nga presidenti i asaj kohe Ronald Regan.

“Foto e Ditës | 13 qershor, 1986. Presidenti Ronald Regan qesh së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederik, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë. Nënë Teresa u dekorua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Regan dhe mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton në 1996.- shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.