Samsung: Koha për smartphona-t që palosen

Kreu i celularit “Samsung” ka thënë se është një “kohë për të ofruar” një risi në përdorimin e smartphona-ve, duke nxitur spekulimet se kompania do të zbulojë një pajisje që paloset. Në një intervistë me CNBC, DJ Koh tha se kërkesat e përdoruesve të “Samsung“ ishte për një telefon të palosshëm.

Disa prodhues të telefonave thanë se janë duke krijuar një pajisje me ekran fleksibël që mund të palosen në gjysmën e tyre. Megjithatë, Samsung tha se aktualisht nuk kishte asgjë për të deklaruar. DJ Koh foli për CNBC se procesi i zhvillimit të kësaj pajisje ishte i komplikuar, por shtoi se kompania ishte duke e përfunduar atë.

Megjithatë, një telefon i palosshëm duhet të këtë një qëllim të qartë përpara se kompania ta lancojë atë. “Sepse ai do të shpaloset dhe në dukje do të jetë i njëjtë me tabletën, atëherë çfarë do të ketë ndryshe nëse krahasohet me tabletën? Nëse përvoja e shpalosur është e njëjtë me tabletën, pse duhet që njerëzit ta blejnë? Çdo pajisje, çdo veçori, duhet të ketë një mesazh kuptim-plotë për klientët tanë të fundit”, u shpreh kreu i celularit “Samsung”.

Samsung po përballet me një konkurrencë të ashpër nga prodhuesi kinez i telefonave Huawei. Në korrik, Huawei u bë shitësi i dytë më i madh i smartphona-ve në botë, duke kaluar Apple.