Rashica pasuron një tifoz me vlerën 250 mijë euro

Milot Rashica i dhuroi fitoren skuadrës së tij ndaj Werder Bremen në duelin ndaj Eintracht Frankfurt, por sulmuesi i Kosovës pasuroi edhe një tifoz me vlerën 250,000 euro!

Një 31-vjeçar ka marrë fitimin rekord pasi kishte luajtur vetëm 1 euro. Fituesi kishte parashikuar pesë ndeshjet e së shtunës pasdite. Ai kishte luajtur me pjesë dhe i ka gjetur të gjitha.

Por ishte goli i Rashicës në minutën e 96-të të takimit që i ka dhënë paratë.