Rama vijon fushatën e shpërndarjes libra falas

Në vazhdën e fushatës kombëtare që u shpall së fundmi nga Partia Socialiste, “E gjithë vëmendja tek ju”, për të promovuar librat falas nga klasa e parë deri në të katërtën, kryeministri Edi Rama i bëri një vizitë një familjeje, fëmijët e cilës janë në shkollën fillore.

Konkretisht, kryeministri Edi Rama ndodhet në familjen Karaj për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të familjes Musi, e cila merr ndihmën ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës falas për Agimin që shkon në klasën e pestë dhe Manuelin që shkon në klasën e gjashtë.

“Librat FALAS këtë vit janë edhe për të gjithë nxënësit e klasave nga I në IV, po edhe për nxënësit e familjeve në nevojë, deri në klasën IX”- thotë kryeministri Rama, i cili publikon në faqen e tij zyrtare edhe një video të takimit në familjen Musi.