Përplasen 4 automjete në rrugën e Rinasit, 3 të plagosur në spital

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Rinasit. Policia e Tiranës bën me dije se në aksident janë përfshirë katër mjete.

“Per pasojë janë dëmtuar dy pasagjer mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Informacion Paraprak

Më datë 05.09.2018, rreth orës 10:30, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”, janë përplasur katër mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjer mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.