Pas një mungese të gjatë rikthehet në ekran Adi Krasta

Prej muajsh televizionet shqiptare po preken nga ndryshime të njëpasnjëshme në staf, por jo vetëm.

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se Adi Krasta do të jetë pjesë e një televizioni të ri. Pas një mungese të gjatë, Adi Krasta do të rikthehet në ekran dhe do e shohim në “News 24”.

Krasta do të rikthehet me formatin e tij të njohur “Krasta Show”, dhe gjithashtu flitet se mund të ketë dy emisione në këtë ekran shkruan ekspress.