Neymar shënon në stërvitje dhe feston si… Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Skuadra e Brazilit është grumbulluar për të kryer përgatitjet në prag të ndeshjeve që do të zhvillojë me skuadrën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe El Salvadorit.

Faqja zyrtare e klubit në “Twitter” ka shpërndarë një video ku duket “ylli” i skuadrës, Nejmar.

Sulmuesi i PSG-së ka shënuar një gol të bukur, dhe më pas festoi me mënyrën e Cristiano Ronaldos. Braziliani nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për yllin portugez, megjithëse në karrierën e tij ka luajtur me Lionel Messin.