Më i ndotur se tualetet, në këtë vend mund të merrni sëmundje vdekjeprurëse

Tabakatë apo ndryshe kutitë plastike ku udhëtarët vënë sendet e tyre personale në pikat e kontrollit të sigurisë nëpër aeroporte kanë numrin më të madh të viruseve, madje duka ua kaluar edhe tualeteve.

Këto tabaka janë të mbuluara me baktere që mund të shkaktojnë çdo gjë, që nga ftohja e zakonshme dhe gripi deri tek pneumonia, infeksionet e fshikëzës, SARS (sëmundje e rëndë infektive), madje mund të dëmtojnë edhe trurin, sipas studimit të kryer së fundmi.

Këto kuti plastike në formë tabakaje mendohet se mbajnë kaq shumë viruse për shkak të ripërdorimit të tyre si edhe prekjes nga çdo pasagjer që kalon përmes aeroportit, por edhe sepse dizenfektohen shumë rrallë dhe sipërfaqja ëe tyre e fortë i lejon viruset që të mbijetojnë deri në një ditë.

Udhëtimi ajror u fajësua për përhapjen e shpejtë të SARS nga Hong Kongu në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Europën dhe gjithë Azinë në 2003, si dhe epideminë e gripit që shkoi nga Meksika në SHBA në 2009-ën.

Si u krye hulumtimi?
Hulumtuesit nga ga Universiteti i Nottinghamit mblodhën mostra sipërfaqësore dhe ajrore tri herë gjatë javëve të tëra nga një sërë vendesh në Helsinki-Vantaa Airport, Finlandë.

Mostrat u mblodhën menjëherë pas kohëzgjatjeve të pikut 7-9, 11 të mëngjesit dhe 2-4 pasdite, para se të pastroheshin vendet.

U testuan vendet e mëposhtme:
-Tualetet, duke përfshirë kapakun, shkarkuesit dhe koshat përreth
-Tabakatë plastike në zonat e kontrollit të sigurisë
-Krahët e karrigeve në zonat e pritjes
-Pjesa ku vendosen duart në shkallët e aeroportit
-Lodrat plastike në zonën e fëmijëve
-Tavolina lëvizëse ku enden valixhet e udhëtarëve
-Butonat e terminaleve dhe të pagesave
-Ekranet e kontrollit të makinës
-Tavolinat dhe ndarësit e xhamit në kontrollin e pasaportave

Viruset respiratore u zbuluan në 10 për qind të sipërfaqes dhe 25 për qind në mostrat e ajrit.

Përveçse në tabaka plastike, baktere u zbuluan edhe në zonën e lojërave të fëmijëve, në terminalet e pagesave, në parmakët dhe në kontrollin e pasaportave.

Në shumicën e mostrave të mbledhura nga tualetet nuk u gjetën viruse dhe shkencëtarët besojnë se kjo vjen nga kujdesi i veçantë që njerëzit i kushtojnë higjienës kur ndodhen në WC.
Zbulohen bakteret që shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse
Rezultatet e botuara në revistën “BMC Infectious Diseases”, sugjerojnë se gripi A, një lloj gripi dhe rino-virusi, që shkakton të ftohurën e zakonshme,  është i pranishëm në tabakatë plastike në pikat e kontrollit të sigurisë.
Gjithashtu është zbuluar edhe adero-virusi, i cili mund të çojë në dhimbje të fytit, bronkitit, pneumonisë, diarresë, skuqjes së syve, infeksione të fshikëzës, ethe, inflamacion të stomakut e madje edhe dëmtime të trurit.

U gjet gjithashtu edhe korona-virusi, i cili ka simptoma të ngjashme me sa përmendëm më lart, por shkakton dëme serioze në veshka duke u kthyer në kërcënim serioz për jetën. Por edhe përparimin e sëmundjes SARS që mund të shndërrohet në pneumoni.

Megjithëse kushtet e tilla nuk mund të ndikojnë në njerëz të shëndetshëm, të moshuarit, të rinjtë ose ata me një sistem imun të dobët mund të jenë lehtë të prekshëm nga këto baktere që gjenden në aeroporte.

Studiuesit besojnë se gjetjet e tyre theksojnë pika të nxehta për transmetimin e sëmundjeve, të cilave u duhet kushtuar rëndësi e veçantë në rast të ndonjë epidemie të rëndë.

Autori i studimit Profesor Jonathan Van Tam, tha për Daily Mail:

Ky studim mbështet rastin për ndërgjegjësimin e publikut se si përhapen infeksionet virale.
Njerëzit mund të ndihmojnë për të minimizuar ngjitjen e tyre nga kujdesi për higjienën e duarve dhe kollitjen apo teshtitjen me një shami para, shkruan JOQ.
Këto masa të thjeshta paraprake mund të ndihmojnë në parandalimin e epidemive dhe sigurisht aeroportet janë një pikë kyçe për këtë duke qenë se në to kalojnë mijëra njerëz në ditë nga pjesë të ndryshme të botës.”