Librat falas, Rama nis premtimet: Nëse shkëlqen me nota, do të të sjell fanellën e Messi-t

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në familjen Musi, e cila merr ndihmën ekonomike.

Në kuadër të nismës “Libra Falas”, Rama i dha libra Agimit, që shkon në klasën e pestë dhe Manuelin që shkon në klasën e gjashtë, të familjes Musi.

Duke diskutuar me fëmijët, kreu i qeverisë i pyeti për skuadrat që bëjnë tifo. Kur njëri prej tyre i tha se ndjek skuadrën e Tiranës dhe të Barcelonës, Rama i bëri një tjetër premtim.

“Nëse më premton që do shkëlqesh me nota, me 10-a,  do të të sjell fanellën e Leo Messi-t. Po nëse merr nota poshtë 8-s maksimumi një fanellë të Tironës merr,” i tha Rama.