“Krimi”/ Pas Shkodrës, opozita mbledhje nesër në Elbasan, bojkoton sërish Kuvendin

Opozita do bojkotojë edhe nesër punimet e Kuvendit. Burime pranë selisë blu thanë për “KJ” se grupi parlamentar i PD, LSI-së dhe partive të tjera aleate do udhëtojnë në drejtim të Elbasanit ku do të zhvillojnë një mbledhje për situatën kriminalitetit në vend.

Të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamentar. Opozita akuzon maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe policisë së shtetit nga krimi.