Kaka “ngre në qiell” Gattuson: Është një fenomen si trajner!

Ricardo Kakà është rikthyer në Milanello 4 vite pas herës së fundit. Drejtuesi i ri i kuqezinjve, ende jo zyrtarisht, nuk e fsheh se po përjeton emocione pas këtij ribashkimi me klubin e zemrës.

“Është kënaqësi që rikthehem sërish këtu, pasi kam kaluar shumë momente të bukura. Gatusso? Është një fenomen si trajner dhe një motivator i madh. Edhe kur stërvitej si futbollist kisha kënaqësinë që ta shihja. Ai studion mjaft mirë, dhe do të jetë një fenomen i vërtet edhe në këtë fushë.

Ndaj verdhekuqve ishte një fitore e bukur. Në pjesën e parë Milani luajti shumë mirë, ndërkohë që në të dytën falë zëvendësimeve të Gatussos, arriti që të merrte tre pikët, që i japin besim ekipit”, deklaroi Kaka për Milan Channel./Koha Jonë/