Identifikohet shqiptari që vdiq pas sherrit në Itali, baba i dy fëmijëve

Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Itali, pas një sherri me një bashkëkombës të tij, Ai është Arben Kola, baba i dy fëmijëve të vegjël, siç raportojnë mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal që kishte edhe një sallë lojërash. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 32-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, ku u dergua i gjakosur dhe me plagë të shumta, të cilëve nuk i mbijetoi.

Policia ka vene ne pranga nje tjeter shqiptar, te akuzuar si autor te dhunes ndaj bashkekombesit te vet.

Agresori, një bashkatdhetar, 26-vjecar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, sipas rindërtimit të parë te ngjarjes nga ana e policise, pasi e rrahu te riun dhe e la pertoke pa ndjenja, u arratis, por u gjet me pas nga policia. Ai tashme ndodhet ne paraburgim me akuzen e vrasjes.