Gjimshiti: Kombëtaren se lë për asgjë, nuk mendojmë për provokimet ndaj Izraelit

Mbrojtësi Berat Gjimshiti ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit. Ai po kalon një moment shumë pozitiv me Atalantën, teksa këtë gjë do mundohet ta tregoj edhe me kombëtaren.

Beson Gjimshiti që e ka një fanellë titullari ?

Ato gjëra i vendos trajneri. Unë nuk vij këtu të them që dua të luaj. Unë kam detyrë të jap maksimumin.

Ajeti mungon, a e ndjen ti përgjegjësinë e qendrës së mbrojtes ?

Mavraj është ai që manovron mbrojten, por nëse do të luaj do të jap kontributin për të mbajtur mbrojen.

Çfarë presim nga kjo sfidë ?

Ne që kemi luajtur kundër Izraelit 2 ndeshje e dimë çfarë ekipi është. Do të shikojmë kush janë repartet e tyre më të forta.

Objektivat e Ligës së Europës për Shqipërinë ?

Ka 2 objektiva, të luajmë mirë dhë të kalojmë grupin dhe më pas të shikojmë ata që do të vijnë. Ne duam të arrijmë maksimumin.

Diferencat e Panuçit dhe Gasperinit ? 

Shumë trajnerë janë të ndryshëm ka karakterin e vet. Futbolli i Atalantës me atë të Shqipërisë është i kundërt sepse nuk kanë filozofi të njëjtë. Jap maksimumin që kërkon trajneri.

Keni ndonjë problem sepse te Atalanta luhet me 3 mbrojtës dhe këtu me 4 ?

Edhe vjet te Benevento  kemi lutjur me 3, por nuk është problem për mua, sepse kam luajtur shpesh me katër.

Duhet të kemi frikë nga provokimet kundër Izraelit?

Unë e di çfarë ka ndodhur. Ne nuk do të mendojmë për këtë. Ndeshjen duam ta zhvillojmë si ajo që bëmë në Izrael.

Ke qenë nga ata lojtarë, që u le jashtë listës të Europianit, a ke një mesazh për të gjithë?

Nuk kam asnjë mesazh pasi secili vendos personalisht. Nuk kam dashur ta lë kombëtaren për asgjë tjeër. Të luash për kombëtaren duhet të japësh maksimumin gjithmonë.

Objektivi për këto 2 ndeshje ?

Objektivi është ti fitojmë ndeshjet. Është rasti ti përmirësojmë gabimet tona.