E quajti “budallallëk” festimin me shqiponjë, Zvicra emëron kapitenin e ri Xhakën

Granit Xhaka entuziazmoi të gjithë shqiptarët me golin e shënuar ndaj Serbisë në Kupën e Botës, por ai dje bëri prapakthehu. Mesfushori ka kërkuar falje bashkë me Xherdan Shaqirin duke e quajtur budallallëk atë veprim.

Fakti se ai ka hedhur poshtë me fjalë simbolikën që përfaqëson shqiptarët, ka bindur trajnerin Vladimir Petkoviç që t’i besojë atij shiritin e kapitenit. Xhaka do jetë kapiten i ri i Zvicrës në ndeshjet ku Stefan Lihtshtajner nuk do të jetë në fushën e lojës.

Ky i fundit pritet të largohet s nga kombëtarja zvicerane ndaj Xhaka do të jetë ai që do të udhëheqë ekipin në fushë, ndoshta që në takimet e kësaj jave.