E dashura kap lulet e nuses, i dashuri i saj ikën me vrap

Ky është momenti qesharak ku një djalë ikën me vrap nga dasma kur e dashura e tij kapi buqetën e luleve të nuses. 

Në video shihet momenti kur ai vrapon menjëherë pasi e dashura e tij kap buqetën e lules. 

Daniel Gilbert ikën me vrap duke mbajtur një shishe në dorë ndërsa e dashura e tij Rachel Besley, gëzohet që ka kapur buqetën e luleve, që siç e “thotë” tradita ajo do martohet së shpejti. 

Ngjarja qesharake ka ndodhur në Kettering, Northampton të shtunën e kaluar.