Duhen marrëzisht por nuk përfundojnë bashkë! Njihuni me 3 kombinimet e dëshpëruara të horoskopit

Horoskopi zbulon shumë gjëra nga jeta juaj. Bazuar në ditën kur ju keni lindur, astrologët janë të aftë të përshkruajnë mjaft mirë me detaje çdo pjesë të karakterit tuaj. Dhe dashuria nuk ka pse bën përjashtim. Janë tre kombinime çiftesh që bazuar në horoskop, vdesin për njëri-tjetrin por që nuk do të arrijnë të përfundojnë bashkë.

Virgjëresha dhe Peshqit

Një atraksion i dyfishtë, por gjithsesi është rasti kur tërhiqen të kundërtat. Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën perfekte, ndërsa Virgjëresha “të vret” për perfeksion. Kjo i bën ata të ndahen e të mos e shohin jetën me njëri-tjetrin.

Dashi dhe Peshorja

Dashuria midis tyre është një sfidë e vërtetë! Mënyra se si kënaqet në përgjithësi Peshorja ndryshon shumë me mënyrën se si gjen kënaqësi Dashi. Edhe pse është Peshorja ajo që mundohet gjithë kohës për t’iu përshtatur Dashit, në fund mbetet gjithsesi e pamundur. Por duhet thënë, dashuria është e zjarrtë!

Demi dhe Akrepi

Edhe pse konfliktet nuk mungojnë në këtë çift, ata kanë një pasion të zjarrtë ndaj njëri-tjetrit. Seksi mes tyre është gjithashtu i mrekullueshëm, sipas living. Mirëpo Demat janë më pasivë në marrëdhënie dhe këtë gjë Akrepi e urren sepse pasionin që ndajnë në dhomë ata nuk arrijnë ta shpërndajnë edhe në sferat e tjera të lidhjes.