Deputeti i PD: Ramës i ka hyrë frika në palcë, shtyn takimin me mësuesit për shkak të opozitës

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Luçiano Boçi thotë se kryeministri Edi Rama ka shtyrë për pasdite një takim të planifikuar me mësuesit nesër në Elbasan për shkak të pranisë së opozitës nesër në këtë qytet.

“Edi Rama i frikësuar shtyn takimin me mësuesit në Elbasan Frika ruan vreshtin – thotë populli; dhe Edi Rama po e zbaton këtë për vete. Me frikë deri në palcë nga prania e opozitës në Elbasan, ka shtyrë për pasdite takimin e planifikuar në mesditë me mësuesit, të cilët do t’i lërë pa punë nga mbyllja e shkollave, për shkak të braktisjes masive. Disa miq me thanë se kishin vënë bast se do ta bëj njësoj si me Shkodrën, pak kohë më parë, kur e anuloi fare vizitën nga frika e protestave. Frika i ka kapur palcën!”- ka shkruar Boci.

Kujtojmë se nesër opozita ka paralajmëruar se nuk do marrë pjesë në seancën e Kuvendit, por do zhvillojë një takim në Elbasan si mesazh kundër krimit.