Bashkia e Tiranës: Erion Veliaj si “Nënë Terezë” te njerëzit në nevojë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa të rinj vullnetarë shërbyen drekën në mjedise te   Qendrës   Sociale   Komunitare   në   Njësinë   4,   e   cila   nga   sot   do   të   mbajë   emrin   e bamirëses së madhe me origjinë shqiptare, “Gonxhe Bojaxhiu”. Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi datën e sotme një ditë të veçantë, ndërsa theksoi se NënëTereza   me   veprën   e   saj   na   tregoi   se   nuk   ka   nevojë   të   jesh   i   famshëm,   por   më   e rëndësishme është të kesh një zemër të mirë. “Nuk ka rëndësi çfarë besimi kemi; a jemi myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë,   rëndësi  ka   që një   bijë  shqiptare,   vetëm duke bërë mirë, duke dhënë dashuri, duke respektuar më të dobëtit, duke ndihmuar më të varfrit, arriti jo vetëm të bëjë një emër të mirë, jo vetëm që u bë shenjtore, por na tregoi se nuk ka nevojë me qenë i famshëm, nuk ka nevojë me qenë nga një familje e madhe, rëndësi ka të kesh një zemër të mirë”, tha Veliaj, duke shtuar se kjo frymë solidariteti është shtrirë në të 24 njësitë administrative të Tiranës. “Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës e përkujtoi ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke shërbyer. Ashtu si ne këtu, po shërben edhe një grup tjetër në Kombinat, një te Ali Demi, një tjetër në Laprakë dhe një te Bregu i Lumit. Më vjen mirë që në të 24 njësitë kjo frymë solidariteti ishte mënyra më e mirë për të kujtuar Nënë Terezën; nga kryetari i Bashkisë, te këshilltarët, nënkryetarët, të gjithë drejtuesit e bashkisë janë shpërndarë në qytet për të shërbyer”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët që t’i bashkohen këtij solidariteti, duke dhënë  kontributin e tyre në ndihmë të njerëzve që kanë më shumë nevojë. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, siç thoshte Nënë Tereza, secili sipas mundësisë së vet, dikush mund të ketë një vakt shtesë, dikush mund të ketë ca rroba më shumë, dikush mund të ketë ca libra për të dhuruar. Çfarë ka tepër që mund t’ia dhurojë dikujt në nevojë, që mund të ndihmojë, që mund t’i japë një dorë dikujt që është rrëzuar për momentin, do t’u kërkoja me zemër në dorë që ta bënit këtë”, deklaroi Veliaj. Ai tha se kjo ditë është edhe një moment reflektimi për të gjithë shqiptarët, për të mos penguar  njëri-tjetrin, por për   ta   konvertuar   të   gjithë  këtë  energji në  punë   konkrete. “Duke e quajtur qendrën tonë sociale në Njësinë 4 ‘Gonxhe Bojaxhi’, i kujtojmë vetes dhe   kujtdo   kalimtari,   kujtdo   që   është   në   këtë   lagje,   se   çfarë   potenciali   kemi   ne shqiptarët, kur vendosim të bëjmë mirë. Por, e kemi kuptuar se kemi potencial edhe kur bëjmë   keq.   Kur   ne   shqiptarët   ndajmë   mendjen   që   do   bllokojmë,   që   do   vëmë stërkëmbësha, që do flasim keq, që do intrigojmë, që do pengojmë njëri-tjetrin, edhe aty jemi të paparë. Por, sikur gjithë këtë energji ta kthenim për mirë, në punë konkrete, ikur t’i shërbenim njëri-tjetrit, sikur të shëronim një plagë, sikur të dëgjonim një hall, sikur të qanim një problem, çfarë mrekullie do të ishte në Tiranë!”- deklaroi Veliaj. Mandej, ai shtoi se Tirana është shumë më solidare se sa tre vite më parë, ku janë hapur një numër qendrash sociale dhe mensa. “Më vjen mirë që sot Tirana është në frymën e Nënë   Terezës,   shumë   më  solidare,   seç   e  gjetëm,   me   këto  qendra   sociale,   mensa   e kujdestarë. Megjithatë, e mira s’ka fund, por edhe nevoja s’ka fund. Do të vijojmë këtë rrjet solidariteti që është ngritur sot në Tiranë për të ndihmuar të gjithë qytetarët. Ky qytet ka një milion njerëz, me një milion halle, por ka edhe një milion njerëz që mund t’i   gjenden   njëri-tjetrit. Siç   jemi   sot   bashkë   dhe   siç   vazhdon   përditë   kjo   punë   nga Bashkia e Tiranës në të gjithë qendrat sociale, këtë frymë solidariteti ta çojmë në çdo cep të qytetit”, nënvizoi ai. Veliaj   falenderoi   edhe   të   rinjtë   dhe   të   rejat   e   Forumit   të   Rinisë   Eurosocialiste   të Shqipërisë, të cilët në vend të konferencave apo të baltosjes kanë zgjedhur të bëjnë një punë konkrete në dobi të komunitetit. “Falenderoj shumë FRESSH-in, është një nga organizatat model, që në vend të konferencave për shtyp, në vend që të shajë dikë, të mallkojë, mundohet që të flasë me vepra, të bëjë vullnetarin, të shërbejë një vakt, të mbjellë pemë, të pastrojë plehrat. Për këtë frymë kemi nevojë të gjithë ne të Shqipërisë. Kjo duhet të jetë fryma që duam të krijojmë tek të rinjtë tanë”, u shpreh ai. Më pas, kreu i Bashkisë së Tiranës iu bashkua edhe fëmijëve që trajtohen në këtë qendër sociale në një ndeshje futbolli.
Bashkia e Tiranës ka hapur në këto tre vite disa mensa sociale   në   të   gjithë   kryeqytetin,   duke   iu   gjendur   pranë   qytetarëve   në   nevojë   për mbështetje. Ata marrin jo vetëm një vakt të ngrohtë, por njëkohësisht edhe një shërbim të specializuar me mjekë, psikologë etj.