Basha sulmon Ramën: Me ty në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në “Facebook” ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e akuzon atë për lidhje me krimin.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë”, shkruan Basha, bashangjitur me një video ku publikon atë që ai e ka quajtur skema e pasurimit të krimit dhe oligarkëve në bashkëqeverisje me Ramën.