Wanda Nara: Icardi do të shënojë më shumë gola se Ronaldo

Bashkëshortja e Mauro Icardit, e cila është dhe menaxherja e tij, ka nisur një eksperiencë të re si analiste në emisionin sportiv “Tiki Taka”, në ekranin e Mediaset. Në programin e kësaj jave, Wanda është bërë protagoniste me batutat e saj, në lidhje me pyetjen mbi një interesim të mundshëm të Juventusit për bashkëshortin e saj.

“Kontakti i vetëm i Mauros me Juventusin, janë ato 7 golat që u ka shënuar në Serinë A. Ai i ka bërë publike dëshirat e tij dhe nuk ka ndërmend të lëvizë, pasi është i përqendruar te Interi, por kuptohet që interesi i skuadrave të tjera na bën krenarë”, deklaroi Ëanda.

Sezonin e kaluar Icardi shënoi 28 gola, po aq sa Ciro Immobile, ndërsa këtë vit konkurrencën duket se do at ketë me Cristiano Ronaldon, ndonëse të dy janë ende në kuotën zero gola.

“Shpresoj që Mauro të shënojë më shumë se Ronaldo deri në fund të sezonit. Gjithsesi ai nuk është nga ata që e prish gjumin, nëse nuk shënon”, tha bashkëshortja e Icardit.