Vrasja e biznesmenit në Shkodër, dyshime se Ferracaku u nxor në pritë

Dy personat që ishin të pranishëm me biznesmenin Arjan Ferracaku kur ky i fundit u qëllua me automatik nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policisë e Shkodrës, për të treguar karakteristikat e autorit që qëlloi për vdekje, Ferracakun.

Megjithëse u është ofruar ndihmë dhe maksimale, shokët e këtij të fundit, ndihen të trembur dhe jo të sigurtë për të treguar çdo detaj, që do orientonte policinë për të zbardhur ngjarjen.

Nisur nga ko situatë, policia ka ngritur dyshime mbi rolin e personave që arritën t’i mbijetojnë pritës me armë, duke menduar se biznesmeni 30-vjeçar mund të jetë nxjerë në pritë nga njëri prej miqve të tij. Dyshimet e hetuesve janë se njëri nga shoqëruesit me kalë të Arjan Ferracakut ishte në dijeni për ndonjë gjobë që mund t’i jetë vendosur Arjan Ferracakut, ose kishte informacione për konfliktin e 30-vjeçarit me persona të tjerë.

Deri më tani asnjë prej 5 personave që ishin të pranishëm kur Verracaku u qëllua me rreth 15 plumba, nuk ka pranuar se mund të kenë parë në fytyrë autorët, pasi sipas tyre janë trembur dhe kanë ikur me vrap, duke mos parë asgjë rreth autorëve.

Ferracaku nuk kishte precedent penal dhe nuk kishte konflikte me njeri. Edhe nga dëshmitë e miqve dhe familjarëve ka rezultuar se 30-vjeçari nuk ishte problematik në Shkodër. 15 të shoqëruarit e tjerë kanë mohuar se kishin informacion për ngjarjen. Ndërkohë uniformat blu të Shkodër kanë pyetur edhe disa turistë kosovar të cilët ishin duke bërë hipizim në zonë. Ata kanë thënë se kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë një person të ikë me vrap, por nuk kanë arritur dot të dallojnë fytyrën e tij, pasi ishin më shumë se 300 m larg, shkruan Shqiptarja.com.